PAMJET/ Aksidenti me vdekje në aksin rrugor Milot - Morinë, ja fotot nga vendngjarja

PAMJET/ Aksidenti me vdekje në aksin rrugor Milot - Morinë, ja fotot nga vendngjarja

09:34, 23/02/2024
A+ Aa A-

“Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës”m thotë policia.

Ndërkohë Syri tv ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes ku dallohet makina që është përplasur me barrierën duke sjellë vdekjen e një personi nga Shkodra dhe plagosjen e një tjetri.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco