Vendi ku ndodhi krimi monstruoz/ Vajza e varrosi babain në kasolle

09:29, 23/02/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës.

Familja përbëhej nga 5 pjesëtarë, 3 fëmijët (2 djem dhe vajza) dhe 50 vjeçari dhe gruaja e tij, të cilët jetonin në fshatin Shënavlash.

Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet dhe kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen, ka qenë vajza 19-vjeçare, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati, pasi ky i fundit punonte si roje nate.

E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle.

Ndërkohë policia ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e kësaj ngjarje, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur.

Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes e cila ende ka pika të dyshimta.

Vajza ka thënë se ka qenë ajo që e ka çuar makinën e babait në sektorin Rinia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco