Nga Shqipëria në Kosovë: kapet një trafikant me 33 kg marihuanë në bjeshkët e Vërmicës

Nga Shqipëria në Kosovë: kapet një trafikant me 33 kg marihuanë në bjeshkët e Vërmicës

08:52, 23/02/2024
A+ Aa A-

Prishtinë - Policia e Kosovës ka pikasur të enjten në bjeshkët e fshatit Vërmicë dy persona të dyshuar se kishin hyrë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmes shtigjeve malore në mënyrë të paligjshme dhe pas ndjekjes, ka arrestuar njerin prej tyre dhe ka kapur mbi 33 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës njoftoi se Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi gjatë realizimit të një plani operativ, më 22.02.2024, në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

Personat janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalojnë, mirëpo ata i kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, por njëri nga ata është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është thirrur prokurori kompetent dhe dosja së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtejshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco