FOTO/ Shkodër, para shpërthimit: Një person me maskë hedh shishe me benzinë drejt automjetit Makina ku ndodhi shpërthimi

FOTO/ Shkodër, para shpërthimit: Një person me maskë hedh shishe me benzinë drejt automjetit

08:09, 23/02/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Shkodër. Makina që shpërtheu rreth orën 4:20 të mëngjesit të sotëm është në pronësi të një pronari lokali, që gjendet në afërsi të vendit ku makina ishte parkuar, pranë Teatrit Migjeni.

Në pamjet e kamerave shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet e më pas makina ka shpërthyer.

Dyshohet për ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë. Megjithatë pronari nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit për persona të veçantë.

Policia e Shkodrës dha një innformacion paraprak ku thuhej:

"Rreth orës 4:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F, 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat."

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco