Shkodër, shpërthim i fuqishëm pranë Teatrit Migjeni

Shkodër, shpërthim i fuqishëm pranë Teatrit Migjeni

07:32, 23/02/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit. Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti Audi, parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër rreth orës 4.20 minuta.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht. Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.

Policia e Shkodrës dha një innformacion paraprak ku thuhej:

"Rreth orës 4:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F, 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco