Zjarri në urgjencën e re të QSUT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Zjarri në urgjencën e re të QSUT/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

11:32, 22/02/2024
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë nr 4 në kryeqytet, ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me situatën e krijuar në Urgjencën Qendrore të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, pas problemeve që u shkaktuan nga tymi i përhapur nga kati i nëndheshëm i godinës.

Burime nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë se kanë regjistruar referimin e policisë dhe po kryhen veprime hetimore lidhur me ngjarjen.

Në orët e para të 11 shkurtit, pacientët u zgjuan nga sirenat e alarmit, taksa u evakuuan nga godina.

Deri këtë të enjte, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve dërgohen në spitalet e tjera si në “Shefqet Ndroqi” dhe atë të “Traumës”, teksa burime nga QSUT, thonë se pavijonet e urgjencës janë funksionale aktualisht.

Të shtunën e kaluar pati sërish një aktivizim të alarmit në Urgjencën e QSUT, teksa ndërhynë shërbimet e emergjencave për të menaxhuar situatën, për të cilën u tha se shkaktohet nga incidenti i mëparshëm dhe ndjeshmëria e sistemit të sigurisë.

Në një prononcim për mediat më 11 shkurt, drejtoresha e QSUT Albana Fico minimizoi dëmet dhe situatën duke thënë se ky ishte edhe një test i paplanifikuar për sigurinë, se për pacientët nuk paraqitet asnjë rrezik apo problem, dhe shtoi se ngjarja u shkaktua nga një defekt elektrik në njërën prej dhomave teknike. Kjo urgjencë përfundoi së ndërtuari nga e para në prillin e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco