U helmuan në vendin e punës/ Nëndrejtori i spitalit tregon gjendjen e punonjësve/ VIDEO

11:23, 22/02/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një kompani që prodhon pajisje elektrike për makinat, sot ka pasur të tjerë punonjës që kanë shfaqur probleme me shëndetin, shenja helmimi.

Sot janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjëse.

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me autoveturat private të kompanisë.

Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.

Mësohet se punonjësit e kompanisë që bën pajisje për makina, janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Punonjësit janë duke u dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco