Greqi, i riu shqiptar e torturon dhe i jep ilaç me forcë të dashurës 19 vjeçe për t'i ndërprerë shtatzaninë

Greqi, i riu shqiptar e torturon dhe i jep ilaç me forcë të dashurës 19 vjeçe për t'i ndërprerë shtatzaninë

07:45, 22/02/2024
A+ Aa A-

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, kurse vajza 19 vjeçe është shtruar në spital pas abortit të fëmijës që mbante.

Policia greke në Zakynthos arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, pasi i ndërpreu shtatzëninë me dhunë të të dashurës së tij 19-vjeçare nga ishulli.

Sipas ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçarja ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth dymuajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçarja e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën, por pasi abortoi.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të sillet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, sepse i kishte marrë celularin të dashurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco