SYRI TV/ Murtaja e Derrave, frikë te fermerët: Shteti nuk na ka ndihmuar

15:06, 21/02/2024
A+ Aa A-

Teksa është ngritur alarmi për përhapjen e “Murtajës Afrikane”, që prek kryesisht derrat dhe shpendët, blegtorët në Elbasan kanë nisur të marrin masa privatisht për sëmundjen që mund të dëmtojë ekonomitë e tyre.

Thanas Josifi, një fermer që mbarshton derra, tregon se nga shteti nuk ka pasur asnjë ndihmë, ndërsa karantinimin e derrave po e kryen privatisht.

Por, kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan, Fatmir Ozuni pretendon se po kryhen kontrolle në fermat e qytetarëve, ndërsa fokusi janë kryesisht pikat doganore nga futen kafshët e importit.

Në rrethin e Elbasanit aktualisht mbarështohen 500 kokë derra, ndërsa deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i prekur nga muratja afrikane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco