Vlorë/ Vidhte kuletat, arrestohet 16 vjeçari

Vlorë/ Vidhte kuletat, arrestohet 16 vjeçari

15:05, 21/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 16-vjeçar, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me shuma parash në të, një shtetasi në lagjen “Pavarësia 3”.

Po ashtu mësohet se në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, është paraqitur një 62 vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Për fatin e mirë mjekët kanë ndërhyrë në kohë.

DVP Vlorë

Si rezultat i hetimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan një 16-vjeçar, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me shuma parash në të, një shtetasi në lagjen “Pavarësia 3”. Veprimet procedurale me të miturin u kryen me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Ndërkaq, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i mituri, i cili ka precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.

Specialistët e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjëndje të lirë për shtetasin P. C., 66 vjeç, banues në Fier, pasi ofronte shërbim taksi, pa qenë i pajisur me licencë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco