Në kërkim në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Në kërkim në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

14:53, 21/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali.

I arrestuari është i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Postimi:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Milano 2″.

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 35-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano 2”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco