Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

‘Vrasje për hakmarrje’, kush janë dy kushërinjtë që po planifikonin vrasjen e të fortit të Vlorës

‘Vrasje për hakmarrje’, kush janë dy kushërinjtë që po planifikonin vrasjen e të fortit të Vlorës

10:35, 21/02/2024
A+ Aa A-

Mediat kanë zbardhur emrin e nje prej personave të shpallur në kërkim i cili në bashkëpunim me Amarildo Nikollin dhe Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj përgatitën planin për të vrarë Ines Hajrullën në muajin gusht të vitit 2023.

Bëhët fjalë për Leonard Zejno i cili sipas policisë në momentin kur është  arrestuar Nikolli ka qënë në afërsi të kompleksit Oslo së bashku me kushëririn e tij E.Zejno, shkruan Ora News.

Nikolli ka treguar se dy kushërinjtë Zejno dhe Muahrrem Koroveshi i kanë ofruar një shumë prej 300 mijë euro për ta kryer këtë ekzekutim.

Po ashtu ata i kanë ofruar dhe mjetet për të kryer vrasjën si dhe mundësi largimi pas ngjarjes.

Policia ishte afer kapjes së tyre po dy kushërinjtë Zejno u larguan me shpejtësi.

Sipas të dhënave bësohet se krimi i pa realizuar në Vlore do të ndodhte për disa hesape të vjetra që kanë ndodhur në Vlorë.

Bëhët fjalë për hasmëri që nga viti 1997 dhe me pas është ripersëritur në 2013.

Në këtë vit në Vlorë u vra gabimisht Erigert Zejno.

Kjo ngjarje u zbardh 6 muaj më vonë dukë arrestuar 3 persona.

Për dy djemtë e xhaxhallarëve është kryer kontroll i imtësishëm në tërritorin tonë por nuk është arritur në zbulimin e vëndodhjëa së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco