EMRAT/ Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve, pezullohet kreu i Kadastrës në Lezhë Foto ilustruese

EMRAT/ Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve, pezullohet kreu i Kadastrës në Lezhë

09:03, 21/02/2024
A+ Aa A-

Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pas 11 punonjësve, pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë.

Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjencisë se Kadastrës Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Syri tv mëson se zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco