EMRI/ Me armë, municion dhe kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

09:41, 20/02/2024
A+ Aa A-

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë shtetasi Rrustem Mulosmani, 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Sekuestrohen pistoleta, municioni, droga dhe automjeti i 29-vjeçarit.

Njoftimi:

Tropojë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policor i koduar "Dubrava".

Iu gjetën në automjet dhe në banesë, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen pistoleta, municioni, droga dhe automjeti i 29-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar "Dubrava", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco