Prokuroria e Shkodrës bën gati kërkesën për ekstradimin e Licit

Prokuroria e Shkodrës bën gati kërkesën për ekstradimin e Licit

09:45, 19/02/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësë, bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Ky i fundit u arrestua, sipas policisë shqiptare, javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët prerenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Sipas tyre, Lici ka kërkuar azil politik në Turqi.

Pas kësaj pritet që Ministria e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. 

Gjykata e Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco