Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Tregtonin ujë me autobotë, shoqërohen 4 persona në Tiranë

Tregtonin ujë me autobotë, shoqërohen 4 persona në Tiranë

16:39, 21/05/2017
A+ Aa A-

Kthyen furgonët në depozita të lëvizshme duke treguar ujë të pijshëm në lagjet e Tiranës procedohen penalisht 4 shtetas ndërsa policia rrugore ju bllokon mjetet dhe i referon materialet krimit ekonomik për evazion fiksal.

Të kontaktuar nga Report Tv drejtues të kësaj njësie u shprehen se po kryhen analizat e ujit në depozita dhe n.q.s ato rezultojnë se uji nuk është i pastër dhe i pijshëm ndaj këtyre shtetasve do të ketë ndëshkime deri në masë arresti me burg. Operacioni 'Uji' Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 persona, të cilët kishin përshtatur mjetet furgonë në dispozita të lëvizshme.

Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Uji”. Të arrestuarit u proceduan për shkelje të kodit rrugor dhe evazion fiskal. Policia gjithashtu ka bllokuar dhe 3 mjetet që ishin të përshtatura si depozita uji. Këto persona janë denoncuar nga qytetarët pasi çdo mëngjes prishnin qetësinë publike me altoparlant. Nga hetimi ka rezultuar se personat ishin të paregjistruar ne tatim taksa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni22/05/2017 01:14

eshte nje shqetesim i drejte ky qe ngrihet per ujin por te mos harrojme se keta autobote pa paguar asnje detyrim ndaj shtetit shesin uje normalisht ne te gjitha rruget e tiranes apo rrethinave te saj duke demtuar te gjitha bizneset e ndershme qe i paguajne shtetit te gjitha detyrimet dhe nuk i mbron askush nga konkurensa e pandershme. shteti i ka lejuar vete keta autobote qe te punojne sepse nen dore paguajne horrat qe na qeverisin.....

sandri21/05/2017 19:43

eshte e vertet qe me autobotet e ujet ka dhe mashtrues te cilet shesin ujin e cesmavave per uje te dajti apo uji selite por mos ti pergjithsojme se ka edhe autobot uji qe sjellin dhe uji vertet te paster megjithate banoret jane te detyruar te besojne apo te marin uji nga autobotet per shembull ne zonen e ASTIRIT tek unaza e re uji nga tubacioni eshte shum i pa paster dhe shume gelqerore ky uji nuk pihet dhe per te lare pothujse eshte i pa perdorshem po ashtu edhe ne zonat e tjera depozitat e pallateve te reja apo depozitat qe jane vendosur siper pallateve mbushen shpejte me papasterti qe vjene nga tubacionet kryesore te funizimit me uji pergjithsishit keto depozita jane te pa pastra . uij vjen i paster vetem ne qoftese vjen 24ore neper tubacionet ne qofte se vjene me orare uij do vij i pa paster per shkak te boshatisjeve te tubacioneve.shpesh here uij na tubacijone na vjene i pa klorifikuar keshtu qe banoret jane te detyruare te marin nga autobotet e uijt qe levizin sigurisht pa asnje kontroll shendetesor duke besuar se uij i ketyre autobeteve eshte i paster por jane te detyruar.

Shto koment

Denonco