VIDEO/ Zbulohet depo armësh në Vlorë, ja çfarë gjeti policia

15:04, 12/02/2024
A+ Aa A-

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura. Syri tv, sjell edhe pamjet nga depo, ku dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen '10 korriku', ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco