SYRI TV/ Vlorë, lagjja ‘24 maji’ pa investime, banorët: S`kemi rrugë, trotuare e ndriçim

14:58, 12/02/2024
A+ Aa A-

Rrugë të amortizuar, mungesë kanalizimesh dhe ndriçimi, kjo është situata që përballen banorët e lagjes “24 maji në Vlorë”. Prej vitesh në këtë zonë investime mungojnë.

Rrugët e amortizuara, mungesa e koshave për hedhjen e mbetjeve urbane apo dhe probleme që lidhen me ndriçimin publik, janë disa nga shqetësimet kryesore të banorëve.

Banorët thonë se në bashki kanë shkuar shpesh duke kërkuar investime, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Kjo zonë, veç problemeve në infrastrukturë, gjatë verës përballet dhe me ndotjen e shkaktuar nga mbetjet urbane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco