Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e 27-vjeçares

Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e 27-vjeçares

13:08, 12/02/2024
A+ Aa A-

Me pranga në duar, momenti i arrestimit të personazhit të famshëm në TikTok, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e 27-vjeçares

Ajo u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari  Altin Çoku ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik-Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco