Ky është vendi ku u vetëvra e reja/ Altin Çoku në hetim edhe në Laç

10:34, 12/02/2024
A+ Aa A-

Fotoja e mëposhtme tregon godinën 4-katëshe nga taraca e së cilës u vetëhodh 27-vjeçarja nga Bulqiza. Aty jetonte prej 1 muaji me nënën e saj, vëllain dhe motrën.

Ajo kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Kosova për pushime me famijen e saj. Viktima ka nje vajzë 2-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Kosovë me babain e saj.

Trupi i viktimës ndodhet ende në banesë, ku janë duke u kryer ritët përkatese përpara se të bëhet varrimi.

Altin Çoku është arrestuar pasi 27-vjeçarja u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit. Dyshohet se ai ka publikuar foto intime mes tyre në rrjetet sociale.

Por ai po hetohet për një rast tjetër të ngjashëm. Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç që ka ndodhur disa vite më parë.

39-vjeçari Altin Çoku, ka deklaruar në polici se foton e cila dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren në Kamëz, nuk është shpërndarë nga vetë ai, por një shok. Çoku ka thënë se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco