Gjeloshi ishte vëzhguar me dron, u qëllua nga makina me fenelina policie

Gjeloshi ishte vëzhguar me dron, u qëllua nga makina me fenelina policie

10:13, 12/02/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër e një atentati u bë biznesmeni Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra ekonomisti i tij. Një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 4, ka qenë një Range Rover me fenelinë policie.

Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, duke qëlluar me automatik, ndërkohë që njëri ka qëndruar në makinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 50 gëzhoja automatiku. Ardjan Gjeloshi ka arritur t’u mbijetojë plumbave, pasi është fshehur dhe ka ikur me makinën e tij të blinduar drejt spitalit.

Sakaq, makina e dytë e autorëve është një mjeti tip ‘Golf 4’. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

Biznesmeni Ardjan Gjeloshi vëzhgohej prej disa ditësh me dron. Sipas të dhënave të grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve. Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar. Në pjesën fundore rrethimi ndërpritet.

Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco