Qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin, Gjykata e Durrësit lë në burg për 50-vjeçarin

Qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin, Gjykata e Durrësit lë në burg për 50-vjeçarin

10:52, 30/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest me burg për 50-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i fqinjit 40-vjeçar. Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por pas afro 20 orësh u dorëzua në polici, pas negociatave me familjarë të tij.

Këtë të martë, gjyqtarja Entela Shedula pasi ka dëgjuar palët ka vlerësuar arrestin si të ligjshëm dhe caktuar masën shtrënguese të sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Durrësi, banor i lagjes 4 të qytetit, aty ku dhe ndodhi ngjarja kriminale mes fqinjëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco