EMRAT/ Gjenden armë zjarri, dylbi për snajper dhe bizhuteri në një banesë në Kurbin, arrestohet djali, në kërkim babai

EMRAT/ Gjenden armë zjarri, dylbi për snajper dhe bizhuteri në një banesë në Kurbin, arrestohet djali, në kërkim babai

10:34, 30/01/2024
A+ Aa A-

Vihet në pranga një 25-vjeçar në Kurbin , si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).

I arrestuari në Kurbin është Geri Rizvani (Lika) dhe i shpalluri në kërkim  është Zyhdi Lika

Në banesë e tyre policia sekuestrooi armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar "Gold and Guns".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër).

Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij).

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe  pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar "Gold and Guns".

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;

1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;

1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;

Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;

2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco