VIDEO/ Shpërthimi me tritor i zyrës së noteres në Tiranë, zbardhet deklarata në polici

10:23, 30/01/2024
A+ Aa A-

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në zyrën e noterisë të Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Nga shpërthimi janë dëmtuar një biznes ngjitur dhe një automjet.

Sipas burimeve noterja ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

'Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve', njofton policia.

Dyshimet e hetuesve janë për shkak të detyrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco