Vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 8 persona në Tiranë

Vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 8 persona në Tiranë

10:23, 30/01/2024
A+ Aa A-

8 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

në kuadër të operacionit të koduar Last Bet u vunë në flagrancë shtetasit O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco