Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

Ish kreu i bashkisë Kavajë nën hetim për një tender, prokuroria e Durrësit do të pushojë hetimet...

Ish kreu i bashkisë Kavajë nën hetim për një tender, prokuroria e Durrësit do të pushojë hetimet...

10:17, 30/01/2024
A+ Aa A-

Një tender i dyshuar korruptiv për kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës, ka sjellë në Gjykatën e Posaçme Elvis Roshin. Fati i hetimit dhe gjykimit të tij aktualisht është në dorë të gjyqtares Rudina Palloj që është shortuar për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për ta pushuar hetimin. Kjo e fundit më herët i ishte drejtuar Gjykatës së qytetit bregdetar me të njëjtën kërkesë, por gjyqtari Sokol Mara shpalli moskompetencë duke ia kaluar për vendimmarrje GJKKO-së. Prokurori i Durrësit Gëzim Çopa tashmë duhet të argumentojë kërkesën e pushimit të hetimeve para togave të zeza kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.  Prokurori i SPAK kërkoi të hënën shtyrjen e seancës për shkak se merrte pjesë në një seancë për caktim mase sigurie ndaj kreut të dhomës së avokatisë Korçë Arben Lena

Procedimi penal u regjistrua pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Bashkinë e Kavajës evidentoi shkelje duke bërë kallëzim. Procedimi i regjistrua më 31 korrik 2017, për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera. Lidhur me seancën e parë në GJKKO ku kjo e fundit duhet të shprehet nëse i hap rrugë hetimit nga SPAK apo pranon kërkesën e akuzës së Durrësit për pushimin e hetimit, ajo nuk u zhvillua. Prokurori i Durrësit nuk u paraqit për shkak se merrte pjesë në një seancë për caktim mase sigurie duke u caktuar kështu një datë tjetër. Nga SPAK, përfaqësues i akuzës është Elvin Gokaj, i cili do duhet të presë vendimin e GJKKO-së e cila nëse rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Durrësit, i hap rrugën SPAK-ut për të vijuar hetimet mbi pretendimet e KLSH-së për dy vepra penale që dyshohet të jenë konsumuar nga ish-kryebashkiaku socialist e që kanë të bëjnë me një tender për pastrimin e qytetit.

“Ky i fundit, ne zbatim te programit te auditimit nr. 258 prot. date 16.03.2017, dhe shkresës nr. 249/2 prot. të miratuar nga Kryetari i KLSH-së, ka kryer auditimin mbi regullshmerinë dhe përputhshmërine financiare në Bashkinë Kavajë, për periudhën 01.01.2015-31.12.2016 dhe për ish komunat, të kaluar ne administrim të kësaj Bashkie, për periudhën nga 01.01.2013 deri 31.07.2015. Sipas palës kallëzuese, nga auditimi i ushtruar janë konstatuar shkelje të renda të dispozitave ligjore e nenligjore ne fushen e prokurimeve publike. Per kete shkak, Kontrolli i Larte i Shtetit, i eshte drejtuar Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavaje, nëpermjet shkreses nr.258/14, date

27.07.2017, me lende "Indicie per ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkis Kavaje". Prej këtej, sipas pales kallezuese, rezulton se: i) Në proceduren e prokurimit me objekt "sherbimi i pastrimit te qytetit" te zhvilluar ne daten 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 leke (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Rroshi, ka miratuar proceduren dhe raportin permbledhes te KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kerkesat e LPP. Konkretisht: fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, në kundershtim me regullat e OE "Ekologica Albanta" SHPK i cili ka vetem nje mangësi, mungesen e kontrollit teknik te nje mjeti, por me vlere te ofertes ekonomike me te ulet (127,500,526 leke) dhe OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, i cili per dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk verteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk verteton se ka paguar detyrimet per taksat vendore ne shtetin e Kosoves, nuk ka paraqitur deklarate se ky formular nuk aplikohet ne shtetin e Kosoves, ka oferten ekonomike më te larte (139,746,161 leke).

Titullant i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Rroshi, ka shpallur fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, me me shume mangesi dhe oferte me te larte. Si pasoje, fondet publike nuk jane perdorur ne menyren e duhur, me nje vlere demi prej 12.245,635 leke”, thuhet në materialin hetimor të siguruar ekskluzivisht nga Syri Televizion.

Elvis Roshi një vit më parë u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku dha dëshmi si person në dijeni të çështjes për të cilën kryheshin hetime. Kur ka kaluar një vit, ende nuk u zbardh çështja për të cilën u pyet dhe cili ka qenë fati i këtij procedimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco