EMRI/ Shpërthimi i tritolit trondit Tiranën: Noterja po merret në pyetje...

EMRI/ Shpërthimi i tritolit trondit Tiranën: Noterja po merret në pyetje...

09:30, 30/01/2024
A+ Aa A-

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në zyrën e noterisë të Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesiti, ndërsa nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

SYRI TV raporton se noterja po merret në pyetje.

'Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve', njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco