Shpërthim tritoli në zonën e ish-Bllokut

Shpërthim tritoli në zonën e ish-Bllokut

09:05, 30/01/2024
A+ Aa A-

Një sasi tritoli ka shpërthyer ditën e martë, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një zyrë noterie, në orën 4 të mëngjesit.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco