Rrëfimi i babait të Jetnor Zhabolit: Ngrihej natën jerm, dëgjonte zhurma. Kaloi dy herë Covid-in…

Rrëfimi i babait të Jetnor Zhabolit: Ngrihej natën jerm, dëgjonte zhurma. Kaloi dy herë Covid-in…

23:16, 29/01/2024
A+ Aa A-

Muharrem Zhaboli, babai i 35 vjeçarit i cili pak ditë më parë u raportua se kishte “ngujuar” familjen e tij brenda shtëpisë, ka folur sonte në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan.

Njëjtë si bashkëshortja e tij, ai thotë se djali i tyre prej më shumë se një viti kishte shfaqur shqetësime psikologjike, pasi i dukej sikur dëgjonte zhurma. Sipas tij, kjo gjendje e tij erdhi pasi kaloi dy herë Covid-in.

Muharrem Zhaboli: Çështja e monitorimit ka këtë shpjegim që ai vetë dëgjonte zhurma në shtëpi. I bëhej sikur dëgjonte zhurma, a kupton? Sikur përgjohej, sikur kishte zhurma…Ngrihej natën jerm ose rrinte zinte gjumi tullë nuk dëgjohej fare, pra kishte ca reflekse të anës psikologjike. Këto, unë si prind dhe bashkëshortja ime i kemi vënë re pasi ata njëherë u shtruan të dy, sëmurë te Infektivi, me temperaturë, ftohje. Me një dhomë të dy. Pastaj ky kalu dy herë Covid-in, në gjendje të rëndë. Pastaj kur ka bërë vaksinën, ka filluar të humbë diçka, reflekset…

-A ishte vizituar ndonjëherë për këto zhurmat?

Muharrem Zhaboli: Jo! I vinin nga jashtë. Ky pastaj, pas ca kohësh i kërkoi policisë që të kontrollonte me aparate, mos ka ndonjë pajisje, mos ka ndonjë zhurmues. Mos ka ndonjë gjë…Kontrolluan, jo…

Kujtojmë se Jetnor Zhaboli u arrestua më 26 Janar pasi kishte mbajtur të izoluar brenda banesës nënën, gruan dhe vajzën e tij të mitur. Siç u raportua më herët, ai kishte vënë kamera monitoruese në çdo cep të shtëpisë. Ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim që do ta përcaktojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco