Telefonata e fqinjit i ‘liroi nga burgu’ nga ku i kishte futur 35-vjeçari, gazetarja: Policia nuk futej dot sepse...

Telefonata e fqinjit i ‘liroi nga burgu’ nga ku i kishte futur 35-vjeçari, gazetarja: Policia nuk futej dot sepse...

22:42, 29/01/2024
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë u zbulua në kryeqytet, ku një 35-vjeçar kishte “burgosur” në banesa familjarët e tij.

 

Në lidhje me ngjarjen, e ftuar në studion e “Open” në News 24, gazetarja Klodiana Lala, se ngjarja u zbulua falë një telefonate të një fqinji, i cili kishte nisur të dyshonte për atë çka po ndodhte në banesën ngjitur me të, për shkak të zhurmave.

 

Jetnor Zhabolli, 35-vjeç nuk i lejonte familjarët e tij të dilnin nga shtëpia duke i mbyllur brenda me çelës, duke i monitoruar me kamera dhe duke i bllokuar valët, kjo sipas tij  për siguri.

Gazetarja Lala shprehet se në momentin që policia ka shkuar në banesë nuk ka mundur të futej në banesë, pasi familjarët që ishin brenda nuk kishin çelës, pasi atë e mbante 35-vjeçari, i cili nuk ndodhej në banesë.

“Një telefonatë nga një komshi pranë zbuloi se familja në dukje perfekte kishte diçka që nuk shkonte. Ai i drejtohet policisë dhe denoncoi se kishte dyshime se diçka po ndodhte për shkak të  zhurmës. Në momentin që policia ka shkuar në banesë ka konstatuar se aty ndodhej një grua në moshë, bashkëshortja e Jetnor Zhabollit dhe vajza e tij e mitur.

Ata kanë treguar se ishin të mbyllur brenda dhe nuk kishin çelës. Policia ka shoqëruar Zhabollin dhe bashkëshorten e tij”, zbuloi ajo mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco