Goditet nga makina, humb jetën një grua e re 35 vjeçe në Kamëz

Goditet nga makina, humb jetën një grua e re 35 vjeçe në Kamëz

09:03, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një grua e re 35 vjeçe me iniciale N.Z  ka vdekur mëngjesin e kësaj të premteve e goditur nga një makinë në Kamëz në rrugën “Azem Hajdari”.

Aksidenti fatal ka ndodhur në orën 5:40 të mëngjesit në Bathore. Drejtuesi i automjetit, një i ri 23 vjeç, E. M. ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat për hetim.

Policia e Tiranës njoftoi se: :Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen  rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco