EMRI/ Terrorizonte familjen dhe e mbante mbyllur në banesë, ja kush është 35-vjeçari i arrestuar

EMRI/ Terrorizonte familjen dhe e mbante mbyllur në banesë, ja kush është 35-vjeçari i arrestuar

08:59, 26/01/2024
A+ Aa A-

Jetnor Zhaboli 35 vjeç, banues në kryeqytet, është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë.

Sipas policisë ai mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco