DETAJE - 50-vjeçari plagos me armë komshiun në Durrës, i bënte zhurmë gjatë natës

DETAJE - 50-vjeçari plagos me armë komshiun në Durrës, i bënte zhurmë gjatë natës

08:27, 26/01/2024
A+ Aa A-

Një 40 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, pas një sherri momental që pati me komshiun e tij, në lagjen nr.4.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit, 50 vjeçari Gentian Kuqi qëlloi dy herë me pistoletë fqinjin Mikel Spirollari dhe më pas me shpejtësi u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pasi Kuqi i ka kërkuar fqinjit të tij që të mos bëjë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes në banesë.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, teksa autori është vënë në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco