Parkoi gabim dhe pengoi kalimin e autobusit, 18 mijë lekë gjobë shoferit në Tiranë

Parkoi gabim dhe pengoi kalimin e autobusit, 18 mijë lekë gjobë shoferit në Tiranë

12:48, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një drejtues automjeti në Tiranë është gjobitur me 18 mijë lekë të reja, pasi ka parkuar në mënyrë të gabuar dhe ka penguar kalimin e autobusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se shoferi qarkullonte me automjet, pa kryer kontrollin teknik, si dhe me masa administrative të pashlyera.

Ndërkohë Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të ndërgjegjësohen për mënyrën si parkojnë, në mënyrë që t’i sigurohet të tjerëve lëvizja e lirë.

Reagimi i Policisë:

[🚨] [⚠️]  Parkoi në mënyrë të gabuar, duke penguar kalimin e autobusit, ndëshkohet administrativisht drejtuesi i automjetit.

Rendësia e parkimit në mënyrë të përshtatshme, nuk është vetëm për rregull, por edhe një ndër faktorët kryesorë të lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të gjitha mjeteve, përfshirë këtu mjetet e transportit publik.

Në këtë video shfaqet një drejtues automjeti, i cili duke parkuar në mënyrë jo të rregullt, ka penguar qarkullimin e autobusëve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se drejtuesi qarkullon me automjet, pa kryer kontrollin teknik, si dhe me masa administrative të pashlyera.

Duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën si parkojmë, që t’ju sigurojmë të tjerëve, lëvizje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco