Blindohet Gjykata e Durrësit, 60 të arrestuar në pritje të masës së sigurisë

Blindohet Gjykata e Durrësit, 60 të arrestuar në pritje të masës së sigurisë

12:26, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit është blinduar, gjatë ditës së sotme, ndërsa gjyqtarja Besjana Garxenaj pritet të japë masat e sigurisë për rreth 60 të arrestuarit, 3 ditë më parë.

Me datë 22 janar, policia e Durrësit ndërmori një operacion të gjerë, gjatë të cilit u ekzekutuan 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria dhe 3 vendime arresti nga Gjykata.

Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, para, armë zjarri, automjete etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco