Shkatërrohet banda e grabitësve në Spanjë, kreu i grupit një shqiptar

Shkatërrohet banda e grabitësve në Spanjë, kreu i grupit një shqiptar

09:42, 25/01/2024
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë nga Europa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Malaga. Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën, duke përfshirë edhe kreun e dyshuar nga Shqipëria, sipas BBC.

U gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë.

Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella. Policia thotë se të dyshuarit ishin “shumë të aftë” në grabitje dhe vjedhje.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundër-vëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet”, thuhet më tej.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Shtëpitë në qytetin e Malaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës.

Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike. Policia tha se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas.

Kombësia e pesë gangsterëve të tjerë të dyshuar nuk është bërë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco