VIDEO/ Digjet banesa në Fier, shpëton pronari

08:33, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë këtë mëngjes në një banesë përdhese në lagjen "15 tetori" pranë kopshtit nr 5 në Fier.

Banesa  nuk ka pasur shumë orendi pasi në të banonte një person i vetmuar në pikë të hallit dhe i pa punë. Nga i ftohti ai ka ndezur zjarr të ngrohet në mes të dhomës pasi nuk ka pasur orendi, flakët janë shpërndarë dhe kane djegur pothuajse mbi 50% të banesës por fatmirësisht personi ka shpëtuar

Në vendngjarje forcat zjarrfikëse shkuan me 3 automjete dhe brenda afro 30 minutash bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Gjithashtu në vendngjarje edhe një autoambulancë si dhe grupi i eksperteve te policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco