Fatos Klosi shkaktoi aksidentin me makinën e Policisë së Shtetit!

Fatos Klosi shkaktoi aksidentin me makinën e Policisë së Shtetit!

13:04, 08/01/2024
A+ Aa A-

Disa ditë më parë një automjet i Policisë së Shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan por pati vetëm dëme materiale.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë.

Burime për VoxNews thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi.

Nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco