VIDEO/ Vëllai i Xhemal Lokut me shenja në fytyrë: Më dhunuan vëllezërit e Bedries

12:53, 08/01/2024
A+ Aa A-

Fatmir Loku, vëllai i Xhemal Lokut, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të familjes së kunatës së saj.

Ai u shfaq me shenja në fytyrë, teksa tha se vëllezërit e Bedrie Lokës e kanë dhunuar.

“Jam dhunuar nga vëllezërit e Bedries. Bëra denoncim, por s'ma morën në konsideratë. Më dhunuan.

S'e di se kush ia hapi TikTok-un. Ne i kemi dhënë kurajo. Asaj i ka dalë një foto me disa fjalë. Ajo më pas ka pirë ilaçet. Në punë, Bedries i janë gjetur ilaçe.

Ka qenë një ngjarje para 10 vitesh kjo e 40 mijë eurove. Nuk ka pasur dhunë, asgjë. Ai nuk e ka fshehur telefonin dhe s'e ka fshehur te motra ime. Telefoni u mor te shtëpia e vëllait tim dhe jo te i motrës sime. S'e dimë se kush i deklaron këto gjëra. Ikëm te QSUT, e çuam atje. Ato hapat ia kanë gjetur disa herë ato ilaçe, në xhep apo në punë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco