Sillte mjaltë për fuqi në seks, doganierët e Kosovës e ndjekin kontrabandistin nëpër mal

Sillte mjaltë për fuqi në seks, doganierët e Kosovës e ndjekin kontrabandistin nëpër mal

12:24, 08/01/2024
A+ Aa A-

Dogana e Kosovës njoftoi se ka arritur të parandalojë një rast të futjes  kontrabandë të stimulantëve seksualë nëpërmjet rrugëve të fshehta malore në rajonin e Vitisë.

Doganierët, pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë kanë arritur të ndalojnë një automjet, kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore dhe aty u gjetën 2,880 copë vazo mjalti stimulant seksual me një vlerë prej 40,000 eurosh.

Kjo kapje konsiderohet si një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme dhe Dogana e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme. 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco