Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Tiranë, kapet me doza kanabisi, kokaine dhe ekstazie

Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Tiranë, kapet me doza kanabisi, kokaine dhe ekstazie

12:14, 08/01/2024
A+ Aa A-

Vijon operacioni ''Tempulli''. Një 19 vjeçar u kap në flagrancë në Selitë me doza kanabisi kokaine dhe ekstazi. 

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Evidentohet dhe goditet, nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë në Selitë, me doza cannabisi, kokaine dhe ekstazi.

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të gatshme për shitje.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco