Tragjike në Itali / 36-vjeçari shqiptar nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë

Tragjike në Itali / 36-vjeçari shqiptar nuk u paraqit në punë, e gjejnë të varur në pemë

14:16, 04/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar pasi shqiptari nuk ishte paraqitur në punë.

Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

"Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes", ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco