Gruaja italiane në Tiranë plagoset nga një plumb 'qorr', çfarë ndodhi pas mesnate

Gruaja italiane në Tiranë plagoset nga një plumb 'qorr', çfarë ndodhi pas mesnate

14:18, 01/01/2024
A+ Aa A-

Një grua në Tiranë ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr gjatë mbrëmjes së djeshme, në orët e ndërrimit të viteve.

Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.

E dëmtuara ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Bulevardit të Ri.

Bëhmet me dije gjithashtu se shtetasja e plagosur është italiane, rreth 50-vjeçe.

Ajo ka qenë duke ecur në bulevard në korsinë e biçikletave dhe ngjarja është regjistruar në orën 12:35.

Dyshohet të jetë qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërkohë që po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë aty pranë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco