EMRI+FOTO/ Plagosja te ‘Xhamia Xhura’, identifikohet autori, policia jep 5 mijë euro

EMRI+FOTO/ Plagosja te ‘Xhamia Xhura’, identifikohet autori, policia jep 5 mijë euro

14:02, 01/01/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur tek ‘Xhamia Xhura’ në Tiranë.

Ai është Saimir Xhafa, dhe për gjetjen e tij policia ka dhënë 5 mijë euro shpërblim.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco