Gjenden thellë në pyjet e Shkodrës, 32 kg kanabis të një grupi kriminal

Gjenden thellë në pyjet e Shkodrës, 32 kg kanabis të një grupi kriminal

09:36, 31/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar.

Ato ishin në pronësi të një grupi kriminal prej 11 anëtarësh, të identifikuar. Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre.

Aksioni u zhvillua në vazhdën e operacionit Tempulli.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të këtij grupi si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Policia tha se tashmë vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco