Goditën me thikë një 47-vjeçar në Itali, arrestohen babë e bir me kombësi shqiptare

Goditën me thikë një 47-vjeçar në Itali, arrestohen babë e bir me kombësi shqiptare

19:12, 25/12/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane kanë rënë babë e bir me kombësi shqiptare, përkatësisht 50 dhe 30 vjeç, pasi goditën disa herë me thikë një 47-vjeçar italian. 

Sipas mediave, italianit i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ndodhet i shtruar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes këtij të fundit me babë e bir.

Plagosja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, pas mesnate, në qendër të Ariccia, Borgo Garibaldi, pranë lokalit që menaxhojnë dy shqiptarët.

Babë e bir tashmë ndodhen në burg dhe akuzohen për tentativë vrasjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco