Përgjimet 'Sky Ecc' në Greqi, zbardhin 5 vrasje të urdhëruar nga MAFIA shqiptare!

Përgjimet 'Sky Ecc' në Greqi, zbardhin 5 vrasje të urdhëruar nga MAFIA shqiptare!

10:12, 25/12/2023
A+ Aa A-

Deshifrimi i platformës "Sky ECC" ka zbuluar të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelet e huaj në Greqi.

Sipas medias së njohur greke, To Vima, nga Holanda dhe Belgjika janë dërguar në shtetin helen fakte për autorë, pjesë të mafies shqiptare, por jo vetëm, të cilët dyshohet se kanë organizuar 5 vrasje në Athinë, por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj në Greqi operojnë disa grupe mafioze të huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco