Konflikte për çështje pronësie/ Plagosi bashkëfshatarin e tij, vihet në pranga 46-vjeçari në Mat

Konflikte për çështje pronësie/ Plagosi bashkëfshatarin e tij, vihet në pranga 46-vjeçari në Mat

10:06, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se plagosi bashkëfshatarin e tij për motive pronësie. Ngjarja ndodhi në fshatin Zenisht.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zenisht, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Policisë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 46 vjeç, banues në fshatin Zenisht, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vetëgjyqësia”. Shtetasi M.K., për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasin L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco