Vodhi një makinë në Tiranë dhe e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë, pranga 42-vjeçarit!

Vodhi një makinë në Tiranë dhe e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë, pranga 42-vjeçarit!

10:04, 25/12/2023
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një makinë në kryeqytet dhe më pas e ka dërguar në servisin e tij në Bulqizë.

Në pranga ka rënë M.O, 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër, ndërsa është vënë në hetim edhe një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet rezulton se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip "Golf", në rrugën "Mikel Maruli".

Më pas gjatë kontrollit në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, policia gjeti makinën me të cilën ka lëvizur ditën që ka kryer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën "Ndre Mjeda".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco