Dyshohet se mund të arratiset në Turqi ose Maltë, urdhër-arresti europian për Nardi Idrizin

Dyshohet se mund të arratiset në Turqi ose Maltë, urdhër-arresti europian për Nardi Idrizin

09:38, 25/12/2023
A+ Aa A-

Athinë - Oficerët e policisë greke po tentojnë të ngrenë lakun rreth 37-vjeçarit shqiptar të armatosur, i cili nuk ka ngurruar të qëllojë gjakftohtësisht tre të rinjtë në Gazi. Informacionet për të kërkuarin vijnë vazhdimisht tek autoritetet e sigurisë.

Shqiptari me precedentë të rëndë kriminal fshihet dhe tenton të shmangë policinë, e cila vazhdon të kontrollojë vendet dhe zonat ku ai shkonte muajt e fundit.

Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër arresti europian për 37-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i dyshuar si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve kriminale në Greqi për t’u strehuar dhe po mendon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Ky ka qenë shkaku që policia greke ka intensifikuar kërkimet por edhe ka nxjerrë urdhër arrestin europian me qëllim kapjen e shqiptarit në çdo vend të Bashkimit Europian.

Për policinë greke, siç citojnë mediat, Idrizi konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në sulm me armë ndaj policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco